Më shumë se 3.9 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit, tha të martën Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
3,901,713 refugjatët e regjistruar që nga e hëna përfshijnë 203,000 shtetas të vendeve të treta, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.
Sakaq, ditën e sotme negociatat mes rusëve dhe ukrainasve kanë dhënë rezultatet e para.
Sipas negociatorëve, Ukraina propozoi miratimin e statusit neutral në këmbim të garancive të sigurisë, që nënkupton se Kievi nuk do t’i bashkohet aleancave ushtarake si NATO dhe nuk do të presë baza ushtarake në vend.
Propozimet do të përfshijnë gjithashtu një periudhë konsultimi 15-vjeçare për statusin e Krimesë së aneksuar, që mund të hyjë në fuqi vetëm në rast të një armëpushimi të plotë.
Nga ana tjetër, Rusia ka filluar të tërheqë forcat e saj nga afërsia e Kievit. Gjithashtu është njoftuar se Moska “do të reduktojë në mënyrë drastike aktivitetin ushtarak” në dy fronte – në Kiev dhe Chernihiv – sipas kanalit Telegram të Ministrisë së Mbrojtjes ruse.
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani