Google ADS

Policia e Kosovës është angazhuar në mënyrë intensive në hetimin e shkaktarëve të zjarreve

12:13 | 29 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Policia Rajonale e Ferizajt, po angazhohet në parandalimin e përhapjes së zjarreve, duke koordinuar aktivitetet me institucionet lokale dhe agjencionet tjera përkatëse, thuhet në një komunikatë për media.

Policia e Kosovës është angazhuar në mënyrë intensive në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat/individët që dyshohen se kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre kanë ndodhur zjarret, do të ndjeken penalisht nga policia.

Në rajonin e Kaçanikut kanë qenë disa vatra të zjarreve por, që pas intervenimit nga zjarrëfikësit të gjitha këto zjarre janë shuar.

Aktualisht në rajonin e Ferizajt nuk kemi asnjë vatër, apo lokalitet të përfshirë nga zjarret.

Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek qytetarët, të kenë kujdes në përhapjen e zjarreve , të mos i djegin hapësirat fushore dhe pyjet.

Policia do të jëtë e pakompromisë ndaj të gjithë atyre që më qëllim shkaktojnë zjarrëvënie./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme