LVV: Kur erdhëm në qeverisje s’kishte vaksina, as marrëveshje dhe as kontratë

11:20 | 29 Mars 2022
A Z

Sot bëhen një vit që nga fillimi i vaksinimit kundër Covid-19 në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje pohon se kur ata erdhën në qeverisje kishte zero vaksina, madje nuk kishte as marrëveshje dhe as kontratë për sigurimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

1 vit nga fillimi i vaksinimit në Kosovë

Kur Lëvizja VETËVENDOSJE! erdhi në qeverisje kishte zero vaksina.

Nuk kishte as marrëveshje dhe as kontratë për sigurimin e tyre.

Falë punës dhe përkushtimit të lartë të qeverisjes tonë, ish-ministrit, Arben Vitia, në kohë rekorde negociuam suksesshëm një kontratë të favorshme për sigurimin e vaksinave.

Kështu, nga të qenit shteti i fundit në rajon për shkallën e vaksinimit kaluam në situatën ku tash jemi shteti i parë në rajon me 1,820,000 doza të administruara, duke u krahasuar me disa shtete të Evropës.

Një falënderim u takon të gjithë mjekëve tanë, punëtorëve të shëndetësisë, dhe shteteve mike që e ndihmuan Kosovën me stoqe të vaksinave si donacion./arbresh.info/

Të ngjashme