Google ADS

Brenda ditës vidhen tri vetura në Kosovë

10:08 | 29 Mars 2022
A. B.

Në mesin e raportimeve të shumta të cilat janë bërë në Policinë e Kosovës ishin edhe vjedhjet e veturave.

Sipas raportit 24 orësh breneda ditës janë vjedhur tri vetura në lokacione të ndryshme.

Një nga veturat është vjedhur në Malishevë, një në Dubravë të Istogut dhe një tjetër në Gllogoc.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

VJEDHJE E VETURËS

Fsh. Banjë, Malishevë, 28.03.2022 – 10:37. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë vjedhur veturën e tij. Rasti është duke u hetuar.
VETURË E VJEDHUR

Fsh. Dubravë, Istog, 27/28.03.2022 – 22:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij, të parkuar në oborrin e shtëpisë. Rasti është duke u hetuar.
VJEDHJE E VETURËS

Gllogoc, 28.03.2022 – 23:12. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme