“Oscars 2022”, Kim Kardashian tregoi trupin perfekt në fustanin e kaltër

09:07 | 29 Mars 2022
A. B.

Ylli i klanit Kardashian, Kim tregoi linjat e saj trupore perfekte e veshur me një fustan të kaltër të ngushtë në pas-ndejën e “Oscars 2022”, të organizuar nga Revista “Vanity Fair”.

41-vjeçarja, dukej mahnitëse në veshjen e cila përmbante detaje të prera në pjesën e pasme, shkruan The Sun, përcjell arbresh.info

Ajo e stiloi fustanin me çizme të zeza dhe e përshtati dukjen me një palë syze dielli me kornizë argjendi.

Kim i kapi flokët e saj të gjatë në një bisht të hijshëm dhe theksoi tiparet e saj me makijazhin e lehtë të realizuar në të.

Nëna e katër fëmijëve shkoi e vetme në tapetin e kuq, duke lënë në shtëpi të dashurin e saj Pete Davidson.

Çifti kanë forcuar lidhjen e tyre që kur filluan të takoheshin në tetor dhe madje shkuan me pushime së bashku në janar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme