Policia ka gjetur të hënën të vdekur një fëmijë katërvjeçar dhe babain e tij (46) në Avully, në kantonin e Gjenevës.
Policia Kantonale konsideron se bëhet fjalë për një tragjedi familjare, transmeton albinfo.ch.
Siç njofton Policia e Kantonit të Gjenevës të hënën pasdite, tragjedia kishte ndodhur herët në mëngjes, shkruan 20minuten.ch. Sipas informacioneve të deritanishme, një baba (46) ka qëlluar në banesën e tij fëmijën e tij katërvjeçar dhe më pas veten.
Policia për momentin nuk ofron informacione më të hollësishme. Hetimet udhëhiqen nga prokurori publik Walther Cimino.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...