Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, sot do të udhëtojë për në Hagë, qëllimi i kësaj vizite është të takojë ish-krerët e UÇKs-së.
Kështu bëri të ditur për arbresh.info Flamur Pireva, këshilltar i ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu.
Ai tha se, takimet pritet të jenë më 30, 31 mars dhe 1 prill.
“Po sot udhëton për në Hagë, takimet pritet të jenë më 30, 31 mars dhe 1 prill”, tha ai.
Tutje ai tha se akoma nuk kanë marrë përgjigje nga mbrotjtja e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.
“Ministrja do t’i takojë të gjithë, përveç ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, të cilët akoma s’kanë kthyer përgjigje”, tha ai./arbresh.info/
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...