Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë sot do të mbajnë bisedimet e paqes.
Delegacionet kanë arritur në Stamboll të Turqisë. Delegacioni i Ukrainës udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe këshilltari presidenciali, Mikhail Podolyak.
Kievi tha se prioritet i tyre është arritja e një armëpushimi.
Takimi sy më sy midis delegacionit ukrainas dhe rus do të zhvillohet në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Takimi është planifikuar të nisë në ora 10:00 sipas kohës lokale.
Ndërkaq, delegacioni i Rusisë po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, një çështje që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm të bëjë kompromis.
Çështje të tjera që pritet të diskutohen është fati i dy rajoneve lindore të Ukrainës – Donjecku dhe Luhansku – por edhe statusi i Krimesë, gadishull të cilin Moska e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme më 2014./REL/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...