Qeveria izraelite ka njoftuar se kryeministri Naftali Bennett është infektuar me koronavirus (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
“Kryeministri Naftali Bennett është infektuar me COVID-19. Ai është mirë dhe do të vazhdojë punën e tij si zakonisht nga rezidenca e tij”, thuhet në një deklaratë të qeverisë izraelite.
Ai shtoi se Bennet do të mbajë një takim me ministrat e mbrojtjes dhe sigurisë së brendshme këtë mëngjes për të vlerësuar situatën pas sulmit të së dielës që vrau dy persona.
Policia izraelite tha se dy persona hapën zjarr të dielën vonë në një rrugë në qytetin Hadera, në Izraelin qendror, duke vrarë dy izraelitë dhe duke plagosur tre policë.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...