Fituesja e Oscar ka jetuar në varfëri ekstreme

23:50 | 28 Mars 2022
Trina Galanxhi

Jessica Chastain fitoi me meritë Oscarin për aktoren më të mirë për rolin e saj në “Eyes of Tammy Faye”.

Edhe pse ajo ndoqi shkollën e dramës Juilliard dhe u martua me fisnikun italian Gian-Luca Pasia de Preposula, Jessica Chastain nuk ka kaluar një jetë të lehtë, transmeton portal arbresh.info

Për “Times” ajo ka rrëfyer se është rritur në varfëri esktreme.

https://www.instagram.com/p/Cbo1uJuDCxu/

“Nuk flas shumë për këtë…por kanë qenë kohra shumë të vështira”, tha ajo.

“Kur njerëzit më shohin, mendoj se presin një histori të ndryshme jete nga unë”, shtoi ajo.
Jessica Chastain zbuloi se në mungesë të gjërave materiale “siç është edhe ushqimi”, ajo “u rrit me shumë inat”.

Më herët në vitin 2017, aktorja foli se si nëna e saj vidhte ndonjëherë për të ushqyer familjen e saj me pesë fëmijë.

https://www.instagram.com/p/Cbn3CLwvTnd/

“Ne vodhëm ushqim nga dyqani sepse nuk kishim para”, pranoi Jessica Chastain, duke shtuar se “disa e dinin që ne po e bënim këtë, por asnjëherë nuk na raportuan. Pra, ka mirësi kudo”.

“Ka pasur njerëz që më panë duke u munduar si fëmijë dhe më ndihmuan. Prandaj përfundova këtu ku jam tani,” tha ajo.

Ajo ka theksuar se për shkak të fëmijërisë së vështirë, pabarazia mes njerëzve ka qenë gjithmonë një dhimbje gjatë jetës së saj.

https://www.instagram.com/p/CYlzneKLlTN/

Pas skandalit për shkak të sjelljes së papërshtatshme të manjatit të turpëruar të Hollivudit Harvey Weinstein në 2017, Chastain ishte një nga avokatët më të zhurmshëm të lëvizjes #MeToo.

“U paralajmërova që në fillim. Historitë ishin kudo. Të mohosh këtë do të thotë të krijosh një mjedis që e njëjta gjë të ndodhë përsëri,” shkroi Chastain në Twitter në atë kohë. Kujtojmë, Jessica gjithashtu udhëhoqi një fushatë për paga të barabarta midis grave në industrinë e filmit dhe homologëve të tyre meshkuj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme