Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar reagimin e shteteve të Quintit ndaj Qeverisë së Kosovës për mos arritjen e një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Quinti reagoi pasi dështoi të arrihet marrëveshja për mbajtje të zgjedhjeve nacionale të Serbisë në Kosovë ku do të votonin qytetarët serbë të Kosovës.
Hoxhaj në T7 ka thënë se ka pasur keqkuptim në gjuhën diplomatike. Ai po ashtu thotë se këso gjuhe të ashpër nuk ka pasur prej kohës kur u mundua të shfuqizohej Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës.
“Nuk ka pasur komunikatë më të ashpër të Quintit se sa ajo. Prej kohës kur u mundua të shfuqizojmë Gjykatën Speciale, po them ne pasi edhe unë isha pjesë e qeverisë dhe nuk dua ta drejtojë gishtin tjetërku. Prej asaj nate nuk kishim një komunikatë kaq të fortë dhe të ashpër”, ka thënë ai.
Tutje Hoxhaj ka thënë se nëse vazhdon kështu, Qeveria e Kosovës mund të rrezikojë izolimin nga aleatët.
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat