Google ADS

Dy të vdekur dhe 48 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

19:58 | 28 Mars 2022
A Z

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë kryer 1192 analiza dhe janë regjistruar 48 raste të reja me KOVID-19, dy të vdekur dhe 253 të shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Nga 48 pacientë të rinj nga Shkupi janë 42, Kavadari 3, Gostivari 2 dhe Prilepi 1. Nga numri i përgjithshëm pozitiv (48), janë regjistruar shtatë riinfeksione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 persona të vdekur: Struga (64) dhe Prilep (63), të gjithë personat kanë ndërruar jetë në spital. Komorbiditete janë raportuar në të dy vdekjet.

Numri i rasteve aktive në vend është 1834./flaka

Të ngjashme