Negociatorët rusë kanë mbërritur në Stamboll për raundin tjetër të bisedimeve të paqes midis Moskës dhe Kievit derisa lufta ruse kundër Ukrainës po vazhdon për më shumë se një muaj.
Aeroplani privat që transportonte delegacionin rus u ul në aeroportin Ataturk të Stambollit rreth orës 16:00 sipas kohës lokale.
Po ashtu edhe delegacioni ukrainas pritet të mbërrijë në Stamboll mbrëmjen e sotme.
Bisedimet dy-ditore të paqes do të fillojnë nesër në zyrën presidenciale Dolmabahçe.
Deri më tani në Bjellorusi janë mbajtur disa raunde të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, por ende nuk janë arritur rezultate konkrete.
Më 10 mars, Turqia ishte në titull të mbarë botës për pritjen e shefave të diplomacisë ruse dhe ukrainase në qytetin jugor Antalya, takim i nivelit më të lartë të të dy palëve që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Turqia ka fituar vlerësimeve të gjera për përpjekjet e saj për t’i dhënë fund luftës, e ndihmuar nga qëndrimi i saj unik në marrëdhëniet miqësore me Rusinë dhe Ukrainën./AA/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...