Google ADS

Thirret policia për një rast të dhunës, kur shkoi te familja ja çfarë gjeti

15:43 | 28 Mars 2022
arbresh.info

Sot, rreth orës 13:15 stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion për një rast të dhunës në familje që kishte ndodhur në fshatin Godanc i Ulët në Shtime. Në lidhje me këtë policia e rendit e shoqëruar dhe nga njësia për dhunë në familje i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në proces të hetimeve, gjatë intervistave të personave të përfshirë në këtë rast, policia në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet B.A ( M/K) i moshës 67 vjeçar ka gjetur një armë zjarri ( pistoletë), një karikator pa fishekë, të cilën më pas e ka konfiskuar.

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’ për procedura të mëtejme hetimore dhe i dyshuari është liruar.

Ndërsa, në lidhje me rastin e dhunës në familje është shoqëruar në polici edhe personi tjetër me inicialet M.A ( M/K) i moshës 35 vjeçar , i cili i kishte shkaktuar dhunë psikike personit tjetër me inicialet L.S ( F/K) e moshës 19 vjeçare , të cilë po bashkëjetonin. I njëjti pasi është intervistuar nga hetuesit policor të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është inicuar rasti penal ‘’Dhunë në familje’’ për procedurë të rregullt hetimore dhe i dyshuari është liruar.

Për rastin e dhunës në familje, veç Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave, ndërsa viktima kthehet tëk familjarët e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme