Real Madrid ka paralajmëruar Marco Asension se ai do të shitet këtë verë nëse ai refuzon të vazhdojë kontratën e tij para 30 qershorit.
26-vjeçari ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës dhe ende nuk ka vendosur për zgjatjen e saj, me Arsenalin dhe Liverpoolin që mendohet t’i hyjnë garës për Asension nëse ai nuk nënshkruan.
Sipas SPORT, Reali është i prirur të mbajë Asension dhe i ka ofruar atij një marrëveshje të re me të njëjtën pagë që fiton aktualisht, por me mundësinë për të fituar 1.5 milionë euro shtesë në vit në bonuse.
Problemi është se Asensio pretendohet se dëshiron një rritje page. Ai është golashënuesi më i mirë i skuadrës pas Karim Benzemas dhe Vinicius Junior dhe besohet se ai dëshiron ëm shumë para për të pasqyruar rëndësinë e tij në klub.
Reali, megjithatë, nuk është i përgatitur për të mbushur kërkesat e tij dhe e ka paralajmëruar Asension se oferta e tyre aktuale do të qëndrojë deri më 30 qershor, pas të cilës ai do të shitet nëse nuk pranon.
Siç qëndrojnë gjërat, Asensio nuk është i vetmi lojtar që Los Blancos dëshiron të shesë. Në listën e shitjeve janë edhe Luka Jovic, Mariano Diaz dhe Eden Hazard që mund të largohen, ndërsa Gareth Bale, Isco dhe Marcelo do të lejohen të largohen kur kontrata e tyre të skadojë në verë./Arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën