Clement Lenglet nuk e dëshiron largimin nga Barcelona

15:08 | 28 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Mbrojtësi francez, Clement Lenglet nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.

26-vjeçari ka një marrëveshje me Barçën deri në vitin 2026 dhe ka gjetur minuta të pakët këtë sezon.

Megjithatë, ndërsa dëshiron të luajë më shumë, Mundo Deportivo raporton se Lenglet nuk dëshiron të largohet nga klubi.

Ai është pjesë e katalanasve që nga viti 2018 dhe së fundmi ka kaluar 150 ndeshje me klubin. Ai zgjati marrëveshjen e tij në vitin 2020.

Nga ana e tij, trajneri i Barçës, Xavi është i lumtur të llogarisë te Lenglet kur të jetë e nevojshme, megjithëse nuk mund të ofrojë asnjë garancion për të luajtur./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme