Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit është zbuluar një rast i ri i gripit të shpendëve në fshatin Aliban në qarkun e Vlorës.
Në një njoftim për shtyp, ministria sqaron se po vazhdon monitorimi i kujdesshëm në të gjithë territorin e vendit në fermat e shpendëve që prodhojnë vezë dhe mish.
Ndërkohë, vazhdon fushata sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.
“Konsumatori shqiptar është e rëndësishme të ndihet i sigurt, se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius”, ka shtuar ministria.
Kujtojmë se deri tani janë konfirmuar raste të gripit të pulave në rajonet e Durrësit, Dibrës dhe Korçës. /arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin