Google ADS

Avokatët e Gramoz Vokrrit e dorëzojnë në Gjykatë padinë ndaj FFK-së

14:49 | 28 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Avokatët e Gramoz Vokrrit kanë dorëzuar edhe zyrtarisht padinë ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Avokati, Arbër Krasniqi ka dërguar sot padinë ndaj FFK-së mbi refuzimin e kandidatit Gramoz Vokrri.

Sipas avokatit FFK ka bërë shkelje të rregulloreve në lidhje me mos certifikimin e Gramoz Vokrrit për garën për kryetar të FFK-së.

Vlen të theksohet se në garën për kryetar të FFK-së është certifikuar vetëm kryetari aktual Agim Ademi.

Zgjedhjet do të mbahen me 6 prill.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme