Atletico Madrid, Barcelona dhe Real Madrid janë të gjithë të interesuara për mbrojtësin e djathtë të Sportingut të Lisbonës, Pedro Porro, sipas Diario AS.
Spanjolli është nën kontratë me Manchester Cityn, por aktualisht po lulëzon në Portugali, duke tërhequr vëmendjen e peshave të rënda të LaLigës, si dhe të Bayern Munchen.
Sporting ka një opsion për të blerë Porro për 8.5 milionë euro, diçka që ata po mendojnë ta bëjnë për të përfituar duke e shitur atë.
Ata medohet se janë të hapur për të bërë një marrëveshje për rreth 30 milionë euro.
E kjo shifër duket të jetë tërheqëse për shumë klube, përfshirë Madridin. As Dani Carvajal dhe as Lucas Vazquez nuk kanë qenë plotësisht bindës deri më tani këtë sezon, kështu që Los Blancos janë të prirur të sjellin një mbrojtës të djathtë.
Porro, 22 vjeç, ka lindur në Extremadura dhe erdhi përmes sistemit të të rinjëve në Girona përpara se të transferohej te City në vitin 2019. Sporting është huazimi i tij i dytë, derisa në të kaluarën ishte edhe te Real Valladolid.
Anësori portugez ka bërë 27 paraqitje për Sportingun në të gjitha garat këtë sezon dhe ka kontribuar me katër gola dhe shtatë asistime./Arbresh.info
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...