Kida duket plot stil në fotosesionin e ri

13:34 | 28 Mars 2022
A. B.

Këngëtarja e njohur, Kida, është tejet e suksesshme dhe e dashur për publikun dhe çdo postim i saj në rrjetet sociale arrin të marrë vëmendje.

Ajo po vazhdon të sjellë imazhe atraktive për fansat e saj të shumtë në Instagram, ndërsa njëjtë ka vepruar edhe këtë herë, shkruan arbresh.info

Kësaj radhe, Kida pozoi në një kostum me ngjyrë të gjelbër dhe dekolte të hapur dhe dorëza nga i njëjti model, ku po duket plot shkëlqim teksa shihet me grim të theksuar dhe flokët bisht të vendosura lartë.

Ndryshe, këngëtarja aktualisht po shijon suksesin e albumit “Orchide”. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme