Rusia është e gatshme të shqyrtojë një takim me Ukrainën në qytete të tjera, për shembull, në Beograd, ka thënë sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, transmeton gazeta ruse Izvestia.
Rusia, tha ai, do të jetë e gatshme të marrë në konsideratë qytete të tjera për negociata me Ukrainën, duke përfshirë Beogradin.
“Vendi i takimit duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Ne mbajtëm tre raunde bisedimesh ballë për ballë në Bjellorusi, pasuar nga një pushim për arsye teknike, ishte e vështirë të takoheshim drejtpërdrejt. Tashmë është arritur një marrëveshje për takimin e Stambollit, e cila pasqyron një pikë gjeografike në të cilën mundësitë e të dyja palëve kanë përkuar”.
“Edhe pse, e përsëris, sigurisht që do të jemi të gatshëm të shqyrtojmë edhe lokacione të tjera, përfshirë Beogradin”, tha Lavrov në një fjalim për mediat serbe.
Më herët gjatë ditës, Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidentit të Federatës Ruse, tha se negociatat midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll ka gjasë të mbahen nesër, më 29 mars.
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër