E ardhmja e Adama Traore në Barcelonë varet nga fakti vetëm se nëse Wolves do të negociojë apo jo për një shifër më të ulët se çmimi i vendosur më parë për 30 milionë euro.
Nëse dy skuadrat nuk arrijnë një marrëveshje, 26-vjeçari do të kthehet në Premier League.
Tani, Barcelona nuk është në gjendje të shpenzojë 30 milionë euro për një lojtar, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2023.
Skuadra i ka premtuar reprezentuesit spanjoll se në fakt do të vazhdojë me të në një afat të gjatë, por gjithçka varet nga mënyra sesi skuadrat e përfshira do t’i qasen transferimit.
Nëse skuadra angleze vazhdon të këmbëngul në tarifën e përmendur të trasferimit, drejtuesit e Barçës nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të tërhiqen nga marrëveshja.
Sipas raportimeve nga gazeta spanjolle “SPORT”, Tottenham Hotspur po vazhdon të ketë interes të vazhdueshëm për Adama Traoren.
Skuadra e udhëhequr nga Antonio Conte ishte në garë në janar për anësorin spanjoll, përpara se Barcelona të hidhej në aksion në minutën e fundit.
Adama Traore ka bërë 10 paraqitje deri tani me Barcelonën, derisa ka dhuruar dy asistime dhe ende nuk ka gjetur golin debutues./Arbresh.info
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...