Google ADS

Gjyqtari i UEFA-s, Ovidiu Hategan pëson një atak në zemër disa ditë pasi referoi në duelin Uells-Austri

12:31 | 28 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Gjyqtari i futbollit Ovidiu Hategan përfundoi në një operacion urgjent për vendosjen e një stente pasi pësoi një atak në zemër.

Hategan i cili është edhe mjek, i ka njohur vetë simptomat, ka hipur në makinë dhe ka shkuar në spitalin e Aradit ku jeton dhe është konstatuar se i është bllokuar vena. Ai u transferua në Timisoara, ku iu nënshtrua një operacioni.

Urgjenca e tij mjekësore erdhi vetëm disa ditë pasi ai veproi si gjyqtari i katërt për fitoren e Uellsit ndaj Austrisë në kualifikimet e Kupës së Botës.

Hategan ka një përvojë të pasur arbitrimi. Ai ka arbitruar n ë Kampionatin Evropian, ka arbitruar ndeshjet e Champions League dhe është në listën e zgjeruar të arbitrave për Botërorin e Katarit.

Hategan është një arbitër elitar i UEFA-s dhe mori drejtimin e dy ndeshjeve në Euro 2020 – atë të Polonia kundër Sllovakisë dhe Italisë kundër Uellsit. Të dyja ndeshjet ishin në fazën e grupeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme