Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i tha një grupi gazetarësh të pavarur rusë se qeveria e tij do të konsideronte shpalljen e neutralitetit dhe ofrimin e garancive të sigurisë, duke përsëritur deklaratat e mëparshme.
Kjo do të përfshinte “mbajtjen e Ukrainës pa armë bërthamore”, tha ai, raporton Sky News.
Komentet e tij vijnë pasi negociatorët nga Ukraina dhe Rusia janë vendosur të takohen sërish në Turqi për një raund tjetër bisedimesh paqeje këtë javë.
Çështja e “neutralitetit” të Ukrainës, një nga pikat qendrore të negociatave me Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit, po “studiohet në thellësi”, tha Zelensky të dielën, gjatë një interviste me një grup gazetarësh të pavarur rusë.
Një nga klauzolat e negociatave ka të bëjë me “garancat e sigurisë dhe neutralitetin, statusin e denuklearizuar të shtetit tonë”, një kërkesë nga Moska, tha ai në këtë intervistë online të transmetuar në kanalin Telegram të administratës presidenciale të Ukrainës.
Zelensky u tha gazetarëve se çështja e neutralitetit dhe dakordimi për të qëndruar jashtë NATO-s duhet t’u lejohet votuesve ukrainas që të vendosin përmes një referendumi pas tërheqjes së trupave ruse.
Zelensky theksoi se çdo votim mund të bëhet brenda pak muajsh nga largimi i trupave ruse. /arbresh.info/
Kosova konfirmohet në vazon e katërt për kualifikimet në Kup...
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës