Një këmbësore është goditur me veturë nga një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda bën të ditur Policia e Kosovës.
Viktima fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur në Vushtrri, pasditen e së dielës, shkruan arbresh.info.
Rr. Nacionale, Vushtrri, 27.03.2022 – 18:48. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku, ku një veturë me targa vendore e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar ka goditur viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor