Komediani dhe prezantuesi i njohur, Chris Rock ka refuzuar ta padisë Will Smith-in, pas shuplakës që i dha mbrëmë në eventin e “Oscars 2022”.
Kështu ka njoftuar Departamenti i Policisë së Los Angelos, ku ka deklaruar se Rock ka refuzuar të paraqesë një raport policor, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Një zëdhënës i forcës thotë se “është në dijeni të një incidenti midis dy individëve gjatë programit të Osars, i cili përfshitë një individ që goditi një tjetër”.
“Individi i përfshirë ka refuzuar të paraqesë një raport policor. Nëse pala e përfshirë dëshiron një raport policie në një datë të mëvonshme, policia do të jetë në dispozicion për të përfunduar një raport hetimor”.
Kujtojmë se incidenti në mes të Smth dhe Rock ndodhi kur ky i fundit bëri shaka me flokët e rruara të gruas së Smithit. /arbresh.info/
lexo edhe:
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e themelimit të SHKK-së, merr pjesë H...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...