Florian Marku ka konfirmuar datën se kur do të ngjitet sërish në ring.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, kampioni shqiptar ka dhënë detaje për emrin e kundërshtarit, vendin dhe datën se ku do të takohen me të.
Marku, është gati për të mbrojtur titullin ndërkombëtar të IFB përballë britanikut, Kris Jenkins.
Sfida do të zhvillohet në datën 2 prill, në “Utilita Arena” në Newcastle, në një betejë që pritet të dhuroi emocione.
View this post on Instagram
Boksieri ynë shihet pretendent në betejën me uellsianin dhe nëse ja del të triumfojë do të vazhdojë të jetë kampion ndërkombëtar në kategorinë “IFB”.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...