Kosova nuk ka lejuar organzimin e zgjedhjeve të Serbisë në territoin e saj pa ndonjë marrëveshje mes dyja vendeve, pavarësisht se këtë ia kishin kërkuar edhe vendet e QUINT-it.
Rreth kësaj mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë ka folur i dërguari special i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Steuart Peach në një intervistë për gazetë malazeze “Vijesti”.
“Isha i zhgënjyer nga lajmi se autoritetet në Kosovë refuzuan propozimin për një zgjidhje kompromisi për t’ia lehtësuar serbëve të Kosovës të votojnë në territorin e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme në Serbi. Ndërsa është e qartë se Kosova ka të drejtë sovrane për të vendosur nëse një votim i tillë do të ndodhë, mosshfrytëzimi i rastit për të arritur një zgjidhje praktike të ofruar në këtë rast vë në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave themelore të gjithëpërfshirjes dhe të drejtave demokratike për të gjithë qytetarët që jetojnë atje”, pohoi ai.
Britaniku ka pohuar se mbështet dialogun që po e lehtëson Bashkimin Evropian përmes Përfaqësuesit Special, Miroslav Lajçak.
“Ka vetëm një mënyrë që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, ajo është përmes një dialogu të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur gjithmonë këtë proces dhe unë personalisht, si i dërguar, punoj ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili është përgjegjës për dialogun”.
Ai ka bërë të ditur se u takon te dyja vendeve që të gjejnë një zgjidhje ligjërisht të detyrueshme, transmeton Telegrafi.
“Megjithatë, duhet të kemi parasysh se në fund të fundit ky proces u përket këtyre dyja vendeve. Ata duhet të bashkëpunojnë në interes të popullit të Kosovës dhe Serbisë, për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme dhe të qëndrueshme, e cila është e pranueshme edhe për bashkësinë ndërkombëtare. Është e qartë se gjetja e një zgjidhjeje është në interes dhe kontribuon në sigurinë e të gjithë rajonit. U bëj thirrje liderëve të të dyja palëve që të angazhohen në negociata me gjithë zemër dhe në mënyrë konstruktive”, pohoi britaniku.
Ndryshe, Peach kujtojmë se ishte komandant i Forcave Ajrore të KFOR-it në Kosovë në vitin 2000.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...