Ashtu siç bëri të ditur edhe të premten pas samitit të NATO-s në Bruksel, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike pasditen e së dielës me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Mediat turke raportojnë se dy liderët kanë rënë dakord që takimi i ardhëm i negociatave Rusi-Ukrainë të mbahet në Stamboll më 28 dhe 30 mars.
Po ashtu, bëhet e ditur se ata kanë diskutuar për situatën më të fundit në Ukrainë dhe procesin e negociatave.
“Gjatë takimit, Erdogan nënvizoi domosdoshmërinë e vendosjes sa më shpejt të armëpushimit dhe ta paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Ndërkohë, theksoi se Turqia do të vazhdojë të kontribuojë me të gjitha mënyrat në këtë proces”, thuhet në një njoftim të Presidencës së Turqisë./A2CNN/
Oriola Marashi, e ‘zjarrtë’ në të kuqe
I shënoi dy gola Strasbourg-ut, Zhegrova në formacionin e ja...
Zelenskyy në SHBA për të prezantuar planin e ri të paqes
Takimi mes Ramës dhe Erdogan: Të forcojmë lidhjet dypalëshe
Haxhiu takon shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, flasin për r...
Haradinaj: FSK-në për dy vjet e lëshuan mbi 11 për qind e us...