Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit 82:91 (23:26, 22:15, 9:26, 28:24), ndeshje që u zhvillua në Prizren, në xhiron e 24-t të Superligës së Kosovës në basketboll.
Cereku i parë ishte pothuajse i baraspeshuar, ku për një nuancë prizrenasit ishin më të mirë, madje kishin epërsi prej tetë pikësh, 7:15, ndërsa kjo pjesë përfundoi 23:26, përcjell arbresh.info.
Prizrenasit sërish në periudhën e dytë kishin epërsi deri në tetë pikë, 33:41, megjithatë, nga ky moment, therandasit këndellen me një seri prej 12:0, duke shkuar në pushim me shifrat 45:41.
E kundërta ndodhi në periodën e tretë, ku basketbollistët prizrenas me një seri prej 0:13, kaluan në epërsi 45:54, ndërsa Gëzim Morina shënoi pikët e para për kampionët pas pesë minutash lojë.
Kjo pjesë ishte vendimtare, pasi përfundoi 9:26, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:67.
Në dhjetë minutat e fundit, prizrenasit menaxhuan lojën dhe ruajtën epërsinë deri në fund, duke triumfuar 82:91.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 11 pikë, dhjetë kërcime e nëntë asistime, kurse te Prizreni 16 më i miri ishte Darell Davis me 24 pikë e nëntë kërcime.
Golden Eagle Ylli ka 18 fitore e gjashtë humbje, ndërsa Prizreni 16 ka 14 fitore e 10 humbje. /arbresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...