Miqësorja ndaj Gjeorgjisë, Broja mesazh tifozëve: Faleminderit për suportin, uroj t’ju shohim në stadium

18:13 | 27 Mars 2022
KRG

Pas miqësores me Spanjën, skuadra e drejtuar nga Edoardo Reja është rikthyer sërish në fushë, duke nisur kështu menjëherë përgatitjet për miqësoren tjetër ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00.

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, nga stërvitja në Barcelonë i ka bërë thirrje të gjithë tifozëve shqiptarë përmes kanaleve sociale të FSHF-së, të jenë të pranishëm në stadium pasditen e së martës, në mbështetje të kuqezinjve, përcjell arbresh.info.

“Përshëndetje tifozëve kuqezinj! Jam Armando Broja. Faleminderit shumë për suportin që na jepni gjithmonë dhe ishalla ju shohim në stadium kundër Gjeorgjisë! Faleminderit! – thotë talenti shqiptar.

Miqësorja ndaj Gjeorgjisë do të jetë e dyta për këtë muaj, pas ndeshjes ndaj Spanjës, ku pavarësisht paraqitjes pozitive Shqipëria u mund me shifrat 2-1.

 

 

Të ngjashme