Google ADS

Fationa Kasapi fiton medalje të artë në Athinë të Greqisë

15:56 | 27 Mars 2022
KRG

Fationa Kasapi ka arritur fitore në finale të Kupës Evropiane për junior, e cila është duke u zhvilluar në Athinë të Greqisë.

Kasapi arriti medalje të artë  në kategorinë deri në 57 kilogramë, ku në finale arriti ta mposht turken Aysenur Karadag.

Xhudisjta kosovari ka qenë dominuese në gjithë finalën, ndërsa në sekondat e fundit arriti të realizoi “Waza-ari”.

Kjo medalje e artë është e para për të në kategorinë e juniorëve në nivelin e lartë.

Ajo vlerësohet shpresë e madhe e xhudos, ndërsa së shpejti pritet të testohet edhe në nivel senior.

Ndërsa  në Athinë, Erza Muminoviq arriti medalje të bronztë në kategorinë deri në 53 kilogramë, kurse Debora Gjakova, Dardan Cena, Loris Sharapolli dhe Rios Kuka  nuk arritën të fitojnë ndonjë medalje.

Fationa gjatë turneut në Athinë, është përballur me Daniella Zaguri nga Izraeli, Oliwia Watorek nga Polonia, Malenn Cotard nga Franca dhe në fund, mposhti në finale Aysenur Karadag nga Turqia. /arbresh.info/

 

 

Të ngjashme