Policia serbe e ka arrestuar kosovarin Abaz Beqirajn mëngjesin e kësaj të diele në kufirin Hungari – Serbi.
Lajmin e ka konfirmuar, vajza e Abazit, Melihate Beqiraj, e cila tha se babai i saj ka qenë në vizitë tek djali i tij në Gjermani ndërsa për arrestimin e tij janë njoftuar nga kompania me të cilën ishte duke u kthyer në Kosovë.
“Baba ka qenë për vizitë tek djali. Sot në 8:30 ka qenë në kufi me Hungarinë dhe Serbinë. Ka qenë t’u ardhur me autobus dhe ata na kanë lajmëruar se policia serbe na kanë arrestuar babin”, ka thënë ajo për Klan Kosova.
Tutje, ajo thotë se familja e saj kanë tentuar të kontaktojnë edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, por kjo nuk ka qenë e mundur.
Beqiraj deklaroi se babai i tyre është i sëmurë dhe nuk ka pasur asnjëherë probleme të tilla më parë.
Sipas kompanisë, policia serbe kanë thënë se Abaz Beqiraj e ka një dënim të vitit 2010, por nuk dihet se i çfarë natyre ishte ky dënim, teksa shtuan se në pikën kufitare policia nuk ka paraqitur vendim të gjykatës.
“E kanë ndalur një udhëtar, por nuk dihet arsyeja. Ai është ndalur nga pala serbe, por sipas policisë, ai e ka një dënim të vitit 2010. Janë munduar të merret vesh se çfarë dënimi dhe policia nuk e kanë ditur dhe vendimi prej gjykatës nuk është paraqitur në pikën kufitare”, janë shprehur nga kompania.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...