Google ADS

PSG do të konkurrojë me Barcelonën për transferimin e Raphinhas

09:23 | 27 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Një nga prioritetet kryesore për afatin kalimtar të verës për Barcelonën është anësori i Leeds United, Raphinha pasi ata kërkojnë të zëvendëojnë sulmuesin në largim, Ousmane Dembele.

Megjithatë, sipas Daily Mail, katalanasit tani do të përballen me konkurrencën e “peshave të rënda franceze”, Paris Saint-Germain, të cilët gjithashtu janë në ndjekje të brazilianite.

Raphina ka qenë një zbulim në Leeds United që kur iu bashkua klubit nga Rennes në vitin 2020.

Anësori ka impresionuar shikuesit me ritmin, mashtrimin, aftësinë në top dhe aftësinë teknike, duke kontribuar me gola dhe asistime vendimtare gjatë rrugës.

Kjo ka bërë që sulmuesi të tërheqë interest ë madh nga klubet në të gjithë Evropën, me Barcelonën që tregon synim serioz për ta transferuar atë në afatin kalimtar të ardhshëm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme