Adriana Matoshi dhe partneri i saj 19 vite më i vogël Keith Owen Groeneveld, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ata janë përfolur shpesh për shkak të diferencës në moshë por dashuria u vërtetua akoma më shumë kur Keith qëndroi pranë Adrianës teksa ajo po luftonte për herë të dytë me tumorin.
Pa bërë shumë bujë, ata hoqën njëri-tjetrin në rrjete sociale ndërsa kanë hequr edhe imazhet me të cilat dëshmonin se historia e tyre i kalonte paragjykimet.
Por e vërteta qëndron se familja e futbollistit, si dhe miqtë e tij nuk kanë qenë dakord me këtë lidhje.
Diferenca në moshë, angazhimi i Adrianës si nënë e divorcuar me 4 fëmijë, duket se është bërë shkak që familja e Keith mos ta pranojë këtë histori dhe pas rreth 2 vitesh kanë vendosur t’i japin fund raportit. Por duket se edhe për të afërmit dhe miqtë e Adrianës, kjo lidhje ka hasur në kundërshtime e paragjykime.
Në një intervistë, Keith tha se patën arsyet e tyre për tu ndarë ndërsa shtoi: “Edhe pse nuk jemi bashkë, ne çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon kohë të vështira nga ndarja, ashtu sikurse edhe nga komentet e pamatura. Ndaluni! Edukoni veten dhe fëmijët tuaj”./tch/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...