Kremlini i reagon Joe Bidenit

01:30 | 27 Mars 2022
Trina Galanxhi

Kremlini hodhi poshtë një vërejtje të presidentit amerikan Joe Biden, i cili tha se Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”, dhe shtoi se u takon rusëve të zgjedhin presidentin e tyre.

I pyetur në lidhje me komentin e Bidenit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha Reuters: “Kjo nuk i takon Bidenit ta vendosë. Presidenti i Rusisë zgjidhet nga rusët”, transmeton portal arbresh.info

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Biden, i cili po fliste në Varshavë, nuk kishte bërë thirrje për “ndryshim regjimi” në Rusi, por qëllimi i tij ishte të thoshte se “Putinit nuk mund t’i lejohet të ushtrojë pushtet mbi fqinjët ose në rajon”.

Rusia nuk ka reaguar menjëhërë pas komentit të Presidentit amerikan, Joe Biden.

Biden ka shtuar sulmet personale ndaj Putinit që kur presidenti rus urdhëroi pushtimin e Ukrainës muajin e kaluar dhe Kremlini është përgjigjur duke vënë në pikëpyetje gjendjen shpirtërore të liderit amerikan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme