Google ADS

Biden “braktis” premtimin që bëri në fushatë për armët bërthamore

23:56 | 26 Mars 2022
Trina Galanxhi

Presidenti Joe Biden po braktis një premtim të fushatës për të ndryshuar doktrinën bërthamore të SHBA-së dhe në vend të kësaj do të përqafojë politikën ekzistuese që rezervon të drejtën e Amerikës për të përdorur armët bërthamore në një skenar të goditjes së parë, sipas raporteve të shumta.

Ndërsa forcat ruse po vazhdojnë sulmin e tyre të përgjakshëm në Ukrainë, Biden është nën presionin e aleatëve të NATO-s për të mos braktisur të drejtën për të përdorur armë bërthamore për të penguar sulmet konvencionale, transmeton portal arbresh.info

Që nga Lufta e Ftohtë, politika amerikane ka lejuar përdorimin e armëve bërthamore në goditjen e parë në ‘rrethana ekstreme’, të tilla si reagimi ndaj një pushtimi nga forcat konvencionale, ose sulmeve kimike ose biologjike.

Rishikimi i fundit i qëndrimit bërthamor të Biden ripohon se parandalimi bërthamor është ‘roli themelor’ i arsenalit bërthamor dhe jo ‘qëllimi i vetëm’, thanë zyrtarët amerikanë për Ëall Street Journal.

Megjithëse ndryshimi në formulim mund të duket i vogël, doktrina e propozuar e “qëllimit të vetëm” të Biden ngjalli frikë midis aleatëve nga Europa në Japoni, të cilët shfaqën frikë se ndryshimi mund të trimërojë kundërshtarët.

Dhe duke pasur parasysh lëvizjet e fundit të Vladimir Putin kundër Ukrainës, aleatët e NATO-s në veçanti kishin frikë se një ndryshim në politikë do ta inkurajonte Rusinë të fillonte sulme të reja konvencionale ose të përdorte armë kimike, duke e ditur se një përgjigje bërthamore nga SHBA-ja ishte e pamundur.

Rusia aktualisht mban arsenalin më të madh bërthamor në botë me 6257 koka luftarake krahasuar me 5550 të Amerikës, sipas Shoqatës së Kontrollit të Armëve.

Në vend të doktrinës së ‘qëllimit të vetëm’, Rishikimi i ri i Qëndrimit Bërthamor thotë se SHBA-të do të përdorin armë bërthamore vetëm në ‘rrethana ekstreme’, e cila është e ngjashme me rishikimet e mëparshme nga Obama dhe Trump.

Një burim i brendshëm tha se Biden vendosi të braktiste zotimin e tij të ‘qëllimit të vetëm’ veçanërisht pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

‘Ti nuk dëshiron të dukesh i dobët. Ishte në tryezën e Presidentit në pritje të vendimit të tij, më pas ndodhi Ukraina”, tha një ekspert i kontrollit të armëve, i cili u konsultua me zyrtarët e politikës bërthamore të Bidenit për Daily Telegraph.

Zyrtarët amerikanë i thanë mediave se rishikimi pritet gjithashtu të dërgojë në dy sisteme bërthamorë që u “përqafuan” nga administrate Trump.

Nëse Kongresi bie dakord, kjo do të nënkuptonte anulimin e një programi për zhvillimin e një rakete lundrimi bërthamore të lëshuar nga deti dhe tërheqjen e bombës termonukleare B83.

Megjithatë, rishikimi mbështet modernizimin e gjerë të treshes bërthamore të SHBA: raketa balistike me bazë tokësore, raketa me bazë nëndetëse dhe bombardues, që parashikohet të kushtojë mbi 1 trilion dollarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme