Sanksionet më të forta ndaj Rusisë dhe dërgimi i armëve vdekjeprurëse në Ukrainë bien ndesh me interesat e Hungarisë, tha dje Presidenti i Ukrainës, ndërsa kërkonte nga liderët e BE-së ndihmë dhe i kërkoi Budapestit të zgjedhë njëren anë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderëve të NATO-s që të rrisin mbështetjen ushtarake për vendin e tij, duke i paralajmëruar ata se objektivi i ardhshëm i Rusisë mund të jenë anëtarët e NATO-s në Europën Lindore, përfshirë Poloninë, transmeton portal arbresh.info
“Hungaria dëshiron të qëndrojë jashtë kësaj lufte dhe nuk do të lejojë transferimin e armëve në Ukrainë”, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Budapesti ka pranuar refugjatë, por ka refuzuar të dërgojë ndihmë ushtarake dhe ka ndaluar transferimin e armëve vdekjeprurëse në të gjithë territorin e tij.
Orban dënoi pushtimin rus të Ukrainës, por nuk kritikoi hapur presidentin Vladimir Putin dhe kundërshtoi fuqishëm sanksionet ndaj energjisë ruse. “Dëgjo, Viktor, a e di se çfarë po ndodh në Mariupol?” Zelensky pyeti Orbanin, i cili gjatë viteve të fundit ishte afruar me Kremlinin.
“Përgjigja në pyetjen se në cilën anë është Hungaria është se Hungaria është në anën e Hungarisë”, shkroi Orban sot në rrjetet sociale, si përgjigjje për Presidentin ukrainas.
“Një herë e përgjithmonë, ju duhet të vendosni se në cilën anë jeni”, tha Zelensky në një video të transmetuar për liderët e BE-së të mbledhur në një samit në Bruksel. Përveç kësaj, Zelensky i bëri thirrje Hungarisë, e cila është shumë e varur nga energjia ruse, të pezullojë tregtinë me Moskën.
Hungaria është shprehur kundër, pasi “mbyllja e rubinetit” për naftën dhe gazin rus rëndon mbi jetën e hungarezëve, kanë thënë autoritetet.
Orban po përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit, në të cilat gara do të jetë shumë e ngushtë pasi opozita garon për herë të parë me një kandidat të vetëm./arbresh.info/
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...