Raketa ruse shkatërron memorialin e Holokaustit në Kharkiv

23:15 | 26 Mars 2022
S D

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba kritikoi sot sulmin e Rusisë në vendin përkujtimor të Holokaustit pranë qytetit të Kharkiv, transmeton arbresh.info.

“Pse Rusia vazhdon të sulmojë memorialet e Holokaustit në Ukrainë?” ka shkruar Kuleba në një postim në Twitter, tutje tha se ai pret që Izraeli të dënojë atë që ai e quajti një akt “barbarizmi”.

Granatimet ruse dëmtuan një monument memorial kushtuar “kujtimit të mbi 15,000 hebrenjve të vrarë nga nazistët”, shkroi ministri i Jashtëm, raporton CNN.

Në fillim të këtij muaji, sulmet ajrore ruse goditën Qendrën Përkujtimore të Holokaustit Babyn Yar në Kiev, ku rreth 70,000 deri në 100,000 njerëz u qëlluan nga nazistët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme