Spanja fiton në frymën e fundit ndaj Shqipërisë

21:41 | 26 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Spanja ka arritur fitore me rezultat 2-1 kundër Shqipërisë në një ndeshje miqësore që u zhvillua në “RCDE Stadium”.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë më të mirë të spanjollëve, të cilët kishin vazhdimisht posedimin e topit, por rastet nuk ishin edhe aq serioze për portën e Etrit Berishës.

Nga ana tjetër, kuqezinjët mundoheshin të përfitonin nga kundërsulmet, ku krijuan disa raste të mira por mungonte konkretizimi.

Pjesa e dytë solli plotë tre gola.

Rezultatin e zhbllokoi Ferran Torres në minutën e 75-të të takimit, ku spanjollët përfituan më së miri nga gabimi i kuqezinjëve.

Por, festa e “Furisë së Kuqe” zgjati vetëm 10 minuta. Kjo pasi Myrto Uzuni barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 85-të.

Për rezultatin përfundimtar të takimit u përkujdes Dani Olmo, i cili realizoi krejt në minutën e fundit të ndeshjes për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij.

Tani, Kombëtarja e Shqipërisë pret Gjeorgjinë në “Air Albania”, gjithashtu në një përballje miqësore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme