Presidenti amerikan, Joe Biden është duke mbajtur një fjalim në Varshavë, ku i është i adresuar popullit rus, duke i thënë se rusët nuk janë armiq të perëndimit, transmeton arbresh.info.
Biden, ka folur për shumë çështje, në fjalimin e mbajtur në kryeqytetin polak, raporton CNN.
“Gjithmonë kam folur drejtpërdrejt dhe sinqerisht me popullin rus. Më lejoni të them, nëse mund të më dëgjoni. Ju, populli rus, nuk jeni armiku ynë. Refuzoj të besoj se ju mirëprisni vrasjen e fëmijëve dhe pleqve të pafajshëm”, ka thënë Biden.
Ai ka thënë se Putin nuk duhet të mbetet në pushtet për një kohë më të gjatë.
“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të mbetet në pushtet”, ka thënë ai.
“Këto nuk janë kujtime të së kaluarës. Kjo është pikërisht ajo që ushtria ruse po bën në Ukrainë tani.Ky nuk është ai që jeni. Kjo nuk është e ardhmja që meritoni për familjet dhe fëmijët tuaj. po te them te verteten. Kjo luftë nuk është e denjë për ju, populli rus”, tha Biden.
Biden ka thënë se për faj të regjimit të Putinit, miliona familje në Ukrainë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre. Ai, në fjalimin e tij, ka kërkuar nga ukrainasit që të bëhen gati për një luftë të gjatë./arbresh.info/
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...