Postimi prekës i Sevdai Radogoshit në njëvjetorin e vdekjes së Cimës

19:09 | 26 Mars 2022
S D

Sot janë bërë një vit që ka ndërruar jetë humoristi Rasim Thaçi-Cima.

Në njëvjetorin e vdekjes, ai është përkujtuar nga miku i tij i ngushtë njëherësh bashkëpunëtori prej vitesh, Sevdai Radogoshi-Qumili.

Ky i fundit ka shpërndarë disa fotografi të tyre të përbashkëta në rrjete sociale duke e falënderuar për momentet e bukura që ka dhuruar në kinematografinë kosovare.

“Sot një vit u nda nga kjo jetë Rasim Thaqi-Cima! Një njeri me zemer të madhe, një shok, mik, human dhe gjithmonë i gatshëm të jepte dhe piken e fundit nga vetvetja për me i ba tjert me qeshë”, ka thënë ai.

“Gjithmonë falënderues për momentet e bukura që na dhuroj ky artist i madh! Do të kujtojmë gjithmonë, mbreti humorit”, vazhdoi më tej Radogoshi.

Cima vdiq më 26 mars të vitit 2021, ndërkohë që ndodhej në spital për shkak se ishte i infektuar me coronavirus./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme