Google ADS

Napoli i cakton çmim të lartë Osimhenit, i cili po kërkohet nga Man United e Real Madridi

13:38 | 26 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Manchester United e Real Madridi vazhdojnë të jenë dy klubet më interesuara për transferimin e Victor Osimhen.

E ardhmja e nigerianit ka qenë subjekt i shumë spekulimeve në javët e fundit, me një numër klubesh që besohet se janë duke kërkuar shërbimet e tij, transmeton Gazeta Express.

Manchester United e Real Madridi besohet se janë klubet më të interesuara, por transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë.

Sipas “Corriero dello Sport”, Napoli do të kërkoj 100 milionë euro për shitjen e Osimhen.

Ndryshe, 23-vjeçari po kalon formë mbresëlënëse te Napoli këtë sezon, duke shënuar 15 gola e regjistruar katër asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme