Lionel Messi ndryshoi pak pamjen e tij për fitoren 3-0 të Argjentinës kundër Venezuelës të premten mbrëma.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë sigurisht që kishte veshur ngjyrën bardheblu të Argjentinës, duke shfaqur me krenari shiritin e kapitenit në krahun e majtë, ndërsa shënoi golin e tij të 80-të për vendin e tij.
Dhe si zakonisht, fytyra e Adidas mbante atletet ‘X Speedfloë’ në këmbët e tij. Por, në një ndryshim të rrallë në pamjen e tij, La Pulga po mbante shirit në kyçin e majtë.
34-vjeçari me sa duket kishte pësuar një dëmtim të lehtë në kyçin e dorës dhe kështu e kishte ngjitur atë për mbrojtje.
Nuk është një aksesor që normalisht mund të lidhet me Messin – përkundrazi është më sinonim me Neymar dhe Angel Di Maria.
Ai e veshi atë më shpesh rreth epokës 2006-2008 në Barca, kur ai kishte veshur nr.19 në fanellë dhe kishte atë gjatë gjithë kohës.
Duket sikur hera e fundit që Messi vendosi shirit në kyçin e dorës ishte kundër Levantes në nëntor të vitit 2012. Messi shënoi dy gola në një fitore 4-0 si mysafir.
Ai është parë mbante një amuletë të kuqe të cilën më pas ia kaloi shokut të skuadrës Philippe Coutinho për fat të mirë.
Braziliani e mbante byzylykun kur u prezantua si një nënshkrim në formë huazimi për Aston Villan në janar./Telegrafi/
https://twitter.com/RoyNemer/status/1507514644004548613?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1507589489560018948%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftifozet-kane-vene-re-aksesorin-e-rralle-te-lionel-messit-te-veshur-per-argjentine-nuk-e-kishte-vete-qe-nga-viti-2012%2F
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’