Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi përmes një konference për media ka shpalosur programin e tij për mandatin e ri të postit të presidentit të këtij institucioni.
Fillimisht, presidenti Ademi gjatë kësaj konference foli për të arriturat e Kosovës gjatë mandatit të tij të deritanishëm, ku nuk hezitoi që ta krahasojë Kosovës me Kombëtaren e Brazilit.
Në fakt, Ademi tha që vetëm Kosova dhe Brazili kanë arritur që gjatë kësaj kohe të arrijnë 15 ndeshje pa humbje, ku këtë gjë e cilësoi sukses pavarësisht faktit që synimi ishte kualifikimi për në Evropë.
“Si pikë qendrore edhe si pikë më e ndritura, si krenaria jonë e futbollit tashmë është kombëtarja jonë. E thash edhe një herë, është ekipi i cili i ka bërë 15 ndeshje pa humbje, dhe mund të them, me bo një krahasim për këtë kohë, vetëm Brazili dhe Kosova i ka bo këto kaq ndeshje pa humbje”, tha Ademi.
Ndërkaq, presidenti Ademi tregoi që Kosova është në rrugë të mirë për të arritur kualifikimin, dhe do të bëjë çmos duke luftuar që të sigurojë biletën tutje për në UEFA Nations League./Telegrami/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...