Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet përballja vëllazërore mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, miqësore kjo e vlefshme për grupmoshat U19.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Shqipëria shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut, kurse “Dardanët” e rinj u mposhtë si vendas me rezultat 3:0 kundër Uellsit, përcjell KP.
Sa i përket formës momentale, Shqipëria dukshëm është më e mirë në këtë aspekt, ku në pesë ndeshjet e fundit ka arritur të regjistrojë tre fitore, një barazim dhe një humbje, krahas Kosovës që ka pesë humbje në pesë xhirot e fundit.
Ndërkaq, të dy këto kombëtare janë përballur vetëm dy herë mes vete, ku në të dy ndeshjet triumfuese kanë qenë “Kuqezinjtë” e rinj.
15:00 Shqipëria U19 – Kosova U19/Telegrafi/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite