Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, i shoqëruar nga zv.ministrja Dafina Gexha-Bunjaku, janë takuar me Guvernatorin e Izmirit, Yavuz Selim KÖŞGER.
Temë diskutimi në këtë takim ishte bashkëpunimi mes dy shteteve në shëndetësi, konkretisht në forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale në shëndetësi,shkruan arbresh.info.
Në këtë takim, ministri Latifi tha se Turqia dhe Kosova janë dy shtete që kanë miqësi shumë vjeçare dhe kjo miqësi, sipas ministrit, duhet në vazhdojë edhe më tutje, kësaj radhe me bashkëpunimin në fushën shëndetësore, pasi që Izmiri ka Universitete shumë të njohura, që kanë prodhuar kuadro të njohura në shkencat mjekësore.
Ai veçoi se marrëdhëniet e mira në mes dy shteteve dhe bashkëpunimi i ardhshëm duhet të fokusohet në fushën e shkencës, përkatësisht hulumtimeve shkencore.
Me që në Izmir ka një numër të madh të komunitetit shqiptar, ministri Latifi, i ftoi edhe ata të jenë pjesë e këtij bashkëpunimi dhe dijen dhe përvojën e tyre sa sjellin në vendin e tyre të origjinës.
Ndërkaq, Guvernatorini i Izmirit, Yavuz Selim KÖŞGER falënderoj ministrin Latifi dhe zv. ministren
Gexha-Latifi për vizitën, duke ju premtuar bashkëpunim në sistemin e shëndetësisë, aty ku kërkohet më së shumti.
Ai shtoi se Kosova është shumë e rëndësishme për Izmirin dhe Turqinë në përgjithësi, sepse dy shtetet kanë shumë gjëra të përbashkëta./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...