Rusia ka thënë se po kryen stërvitje në ishujt që kundërshtohen nga Japonia, disa ditë pasi u tërhoq nga bisedimet e paqes në përgjigje të vendimit të Toky për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Katër ishuj – të cilët Rusia i quan Kurilet Jugore dhe Japonia i quan Territoret Veriore – janë objekt i një mosmarrëveshjeje më shumë se 70-vjeçare midis dy kombeve, transmeton portal arbresh.info
Për shkak të mosmarrëveshjes, Rusia dhe Japonia nuk kanë nënshkruar ende një traktat paqeje për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.
Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se po tërhiqej nga negociatat me Japoninë që synojnë nënshkrimin e atij traktati, për shkak të qëndrimit të ashpër të Tokios kundër pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Distrikti Ushtarak Lindor i Rusisë thotë se do të kryejë stërvitje ushtarake në ishuj me më shumë se 3,000 trupa dhe qindra pjesë të pajisjeve ushtarake.
Ditë më parë Japonia ka dënuar Rusinë për tërheqjen e bisedimeve të paqes dhe për ndalimin e projekteve të përbashkëta ekonomike në lidhje me ishujt./bbc/arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...