Google ADS

Rikthehen reshjet e shiut, moti për sot dhe ditët e ardhshme

07:05 | 26 Mars 2022
Trina Galanxhi

Mot i ngrohtë, i kthjelltë dhe me diell do të jetë edhe në fundjavë. Javën e ardhshme pritet ndryshim i motit. Mund të ketë edhe të reshura shiu.

Masat e ngrohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon dhe fushat e presionit të lartë, që vazhdojnë të dominojnë mbi hapësirën e kontinentit europian, favorizojnë mot të kthjellët e të ngrohtë deri në ditët e fundjavës mbi vendin tonë.

Ditën e diel pritet shtim i vransirave, ndërsa ditën e hënë paraqiten mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Qarkullimi ajror gjatë ditës mbetet i mirë edhe në ditët e ardhshme, ku mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme. Në periudhat që do të ketë më shumë qetësi, kryesisht natën, cilësia e ajrit përkeqësohet e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

26.03 – Kthjellët dhe me diell.

27.03 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen.

28.03 – Kryesisht me vransira, e priten mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Temperaturat me tendencë të rritjes, minimalet luhaten nga 0C deri 5C, e maksimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, derisa ditën e hënë pritet të zbresin edhe në 12C.

Deri të premten frynë erëra kryesisht nga krahu verior 4-12m/s, e nga fundjava ndërrojnë kahje nga jugu, dhe frynë me shpejtësi prej 4-8m/s.

Shtypja atmosferike vijon me vlera të larta, me tendencë të rritjes në fundjavë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme