Emisioni “Stop” ka shkuar në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Mihal Nako”, në Fier-Seman, për një denoncimi. Rivier Belliu, mësues në këtë shkollë denoncon largimin nga shkolla të një nxënësi me aftësi të kufizuara. Emiljano Liçi, Qershorin e kaluar mbushi 18 vjeç dhe nisi vitin shkollor në Shtator por në 27 Tetor e larguan duke thënë se kishte mbushur moshën.
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, të gjithë nxënësit me aftësi të kufizuara në shkolla të specializuara, regjistrohen nga mosha 6-10 vjeç dhe qëndrojnë deri në 19 vjeç. Edhe në shkollat normale duhet të bëhet e njëjta gjë pasi mësimi bëhet përmes mësuesit ndihmës. Por mësuesi thotë se e largojnë nxënësin, për të hequr atë për arsye politike.
Gazetarja: Ju quheni?
Mësuesi: Rivier Belliu. Me një kontratë të parregullt dhe të paligjshme, kam kaluar mësues ndihmës që në vitin 2019. Problematika për të cilën ju kam thirrur është pjesa për ish-nxënësin ndihmës që unë kam pasur deri në 21 Shkurt, që quhet Emiljano Liçi. Është 18 vjeç dhe është shfrytëzuar kjo moshë për shkak të vakumit ligjor që ndodhet në rregulloren dhe në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Janarit të 2020-ës ku thuhet që nxënësit me aftësi të kufizuara janë të lejuar që të vazhdojnë shkollat e arsimit special deri në 19 vjeç, por duke qenë se në shkollat e arsimit special janë deri në 19 vjeç, atëherë dhe në arsimin normal, derisa jepet një mësues ndihmës, atëherë dhe këtu kemi të bëjme me një arsim special apo jo?! Në shkollat e arsimit special, një mësues ndihmës mund të ketë 7-8 nxënës, kurse në shkollat e arsimit normal, një mësues mban 1 nxënës ose maksimumi 3 nxënës. Kush është më special?
Gazetarja: Kur është regjistruar Emiljano Liçi?
Mësuesi: Që në klasë të parë, maksimumi 10 vjeç mund të ketë qenë në atë kohë sepse ligji e lejon për shkak të kufizimeve që ai ka: Sindromë down, epilepsi dhe ai duhet ta vazhdojë dhe ta mbyllë ciklin 9-vjeçar sepse është brenda moshës 19 vjeç.
Gazetarja: Po çfarë ndodhi?
Mësuesi: Në Qershor të 2021-shit, nxënësi mbush 18 vjeç dhe këta e dinin që do mbushte 19 vjeç dhe e hiqkan 9 muaj para. Ndërkohë që njoftimi për largimin nga shkolla për nxënësin i ka shkuar në 26 Tetor të 2021-shit, nxënësi fizikisht në shkollë ka ardhur deri në 21 Shkurt të 2022-shit.
Gazetarja: Është futur brenda apo ka ngelur jashtë?
Mësuesi: Brenda në klasë. Biles drejtoresha urdhëronte nxënësit e tjerë që t’ia merrnin çantën dhe t’ia vinin përjashta dhe në ditë shiu. Tani kanë dalë me tezën se do ta çonin në një shkollë të arsimit special dhe e gjitha bëhet thjesht për të goditur mësuesin ndihmës. Unë kam shkuar në “Foltore”, do të shkoj në “Foltore” dhe do ta mbështes “Foltoren” , le të më heqin dhe nga puna. Bindjet e mia politike janë të miat, unë nuk bëj politikë në shkollë. Prandaj iu drejtova emisionit “Stop” sepse bashëqeverisja ime është emisioni “Stop”. Kjo padrejtësi për nxësnësin, të vijë në drejtësinë që i takon.
Për moslejimin që i bëhet Emiljano Liçit, vetë profesori ndihmës Rivier Belliu ka realizuar një video.
Mësuesi: Pse po qan?
Djali: Dua të futem brenda!
Mësuesi: Po kush nuk të lë?
Djali: Ajo! (drejtoresha)
Mësuesi: Nuk të lë ajo ë?
Djali: Jo!
Mësuesi: Po pse çfarë thotë?
Djali: Nuk e di!
Rivier Belliu thotë, se Emiljano Liçi është nxënës shumë i dashur me sindromën down dhe epilepsi. Ai është jetim dhe jeton me babain dhe vëllain e sëmurë. Babi i Emiljanos në këto kushte, kërkon që i biri të kthehet në shkollë, pasi nuk ka asnjë mundësi ta çojë në shkollën speciale në Fier.
Mësuesi: Është një nxënës me sindromën down dhe të gjithë e dinë se të gjithë fëmijët me sindromën doën janë shumë të dashur. Është një fëmijë që në të gjithë vitet e shkollës mund të ketë munguar aq sa as me gishtat e njërës dorë nuk i numëron dot. Ka dëshirë të merret me sport, luan basketboll, futboll. Problemet sociale në shtëpi janë të panumërta. Nga njëra anë, ai është jetim. Nëna e tij, para 2-3 vitesh ndërroi jetë. Jeton me babain dhe vëllain e martuar, por edhe vëllai ka probleme psiko-sociale. Në gjendje shumë, shumë të dobët ekonomike. I ati një punëtor krahu, shumë punëtor punon ku të mundet.
Gazetarja: Po më thoni që Emiljano nuk është një fëmijë problematik, agresiv, i dhunshëm të paktën me pjesën tjetër të fëmijëve?
Mësuesi: Asnjëherë!
Gazetarja: Nga shkolla janë disa ankesa që janë depozituar tek zyra arsimore.
Mësuesi: Po, i ankimojnë sepse i mësojnë vetë. Si do të ndodhin kur është i shoqëruar me mësues ndihmës?! I bie që dhe unë të jem i paaftë, ashtu si e thotë dhe drejtori i zyrës arsimore, por që unë nuk jam i paaftë.
Gazetarja: Përshëndetje, juve jeni Emiljano? Odeta nga Stop-i jam. Më ke parë tek televizori?
Emiljano: Po.
Mësuesi: Është pak i turpshëm. Ky është ai “agresivi” që thonë Odeta.
Gazetarja: Kam informacion që të pëlqen shumë sporti, ke marrë pjesë dhe tek Olimpiada apo jo?
Emiljano: Po.
Gazetarja: Çfarë kërkon?
Emiljano: Të shkoj në shkollë.
Gazetarja: Keni mundësi që ta çoni në Fier?
Babai i Emiljanos: Na kanë thënë që ta çojmë në një shkollë tjetër, por nuk kemi mundësi.
Gazetarja: Çfarë do të bëni? Do ta lini pa shkollë tani?
Babai i Emiljanos: Pa shkollë, çfarë të bëjmë?!
Kunata e Emiljanos: Ai ka shumë dëshirë që të vazhdojë shkollën. Nuk është i dhunshëm sepse po të ishte i dhunshëm, ai do të vriste fëmijët e mi. Si mund të kujdesem unë për 2 fëmijë të vegjël dhe për atë? Të paktën një gjysmë dite ai duhet të shkojë në shkollë./ tvklan.al
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...